FAQ

  FAQ Të Përgjithshme     ...

Historiku

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më...

Brandi

Logoja e ABCom dhe elementet e tjera grafike identifikuese të Mark&eum...

Lajmet e fundit

 

  1. Vodafone Albania në mbështetje të klientëve gjatë emergjencës së krijuar nga Covid-19

  2.  

    Përhapja e COVID-19 në Shqipëri dhe masat e prezantuara nga qeveria për të kufizuar përhapjen e  infektimit, kanë ndryshuar mënyrën se si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin. Këto ndryshime kanë kufizuar lëvizjen tonë të përditshme, duke rritur nevojën për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë.

    Rritja e trafikut të të dhënave në rrjetin Vodafone ka qenë tepër e lartë gjatë kësaj periudhe dhe ne po punojmë shumë për të garantuar stabilitetin e rrjetit për të gjithë klientët. Po ndajmë me ju mbështetjen tonë nëpërmjet teknologjisë për t'ju mbajtur të sigurtë në shtëpi.

    Duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën e familjeve për të komunikuar, për t’u argëtuar dhe edukuar, si edhe duke garantuar sigurinë dhe funksionimin optimal të rrjeteve tona celulare dhe fikse, Vodafone Albania ka hartuar një portofol që përfshin tre kategori ofertash:

     

    1. Të gjithë klientët  Vodafone, me parapagesë ose kontratë,  do të përfitojnë deri 50% më shumë internet në paketat e tyre, duke nisur nga nesër e deri në fund të muajit prill.
      • Secili prej klientëve tanë me parapagesë do të marrë 50% më shumë internet, sipas paketës që zgjedh. Pra nëse një paketë e blerë përmban 2 GB internet, ju do të përfitoni 3 GB në total.
      • Klientët me parapagesë do të marrin internetin shtesë pas aktivizimit  të çdo pakete mujore. Nëse aktivizojnë disa paketa mujore, atëherë dhe interneti shtesë do të dhurohet po aq herë.
      • Klientët me kontratë do të përfitojnë automatikisht deri 50% internet shtesë duke filluar nga ky muaj.
      • Kjo ofertë është e aplikueshme vetëm për klientët e telefonisë celulare. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit www.vodafone.al ose telefononi në 140.

       

    2. Abcom nga Vodafone
    3.                Për  t’jua bërë qëndrimin në shtëpi sa më të rehatshëm, Abcom ofron:

      • Klientët e internetit fiks do të përfitojnë deri në 60% zbritje mbi çmimet e listës nëse bëjnë abonim 4 mujor. Kjo zbritje do të jetë e vlefshme për nivelet e shpejtësisë 15 Mbps, 50 Mbps dhe 100 Mbps.
      • Për  klientëte e platformave TV, të gjithë ata që do të kryejnë abonimin 1 mujor Abcom TV premium, do  të përfitojnë 3 muaj falas të kanaleve për fëmijë.

       

    4. Vodafone E-Learning do të ofrojë për klientët Vodafone akses falas në platformat e mëposhtme:
      • Akses falas dhe konsum interneti zero në kurse interaktive të ofruara nga ICTS online për programin, Scratch, programim Python, Cyber ??Security 4 Kids nëpërmjet www.virtual.ictlab.com
      • Akses falas dhe me konsum interneti zero në platformën School Me që ofron klasa online për ciklin 9-vjeçar.
      • Akses falas dhe me konsum interneti zero për aplikacionin azoome, një aplikacion edukativ nëpërmjet lojrave për fëmijë
      • Akses falas dhe me konsum interneti zero për të ndjekur klasat e shkollave publike në aplikacionin e TVSH.
      • Platforma të reja do të prezantohen së shpejti…

     

    Vodafone Albania po monitoron nga afër të gjithë zhvillimet e kësaj situate të vështirë, të krijuar nga emergjenca e Covid-19 dhe do t'imbajë klientët të informuar për çdo shërbim dhe ofertë të re perms kanaleve zyrtare, dixhitale të Vodafone Albania.

    Qëndroni të sigurtë në shtëpi.

  3. Orari i pikave të shitjes.

  4. Të nderuar klientë

    Në zbatim të urdhërit të qeverisë, Ju njoftojmë se që prej datës 21 mars, do të aplikohet ky orar në dyqanet tona;

     

    • Nga e hëna-shtunë Ora 07:00 - 12:45
    • Të dielën çdo dyqan do jetë i mbyllur

    Ju lutemi të respektoni rregullat e vendosura dhe ndiqni udhëzimet e punonjësve në pikën e shitjes.

    Ruani distancën nga njëri-tjetri dhe nga punonjësit.

    Tregoni durim dhe mirëkuptim, ndërkohë që ju ofrojmë shërbim dhe suport në këtë periudhë të vështirë.

     

    Faleminderit

  5. Si mund të paguajmë online ?

  6. Të nderuar klientë, Ju lutem shmangni rradhët dhe kontaktet me njëri-tjetrin, duke kryer pagesat e shërbimeve nëpërmjet portalit online: portal.abcom.al

  7. Njoftimi solidarizues i qytetarëve në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti

    Për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti i datës 26.11.2019 Këshilli i Ministrave në ushtrim të plotë të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore ka shpallur gjendjen fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, nëpërmjet vendimit nr. 750, datë 27.11.2019.

    Në këtë kuadër por edhe në shenjë solidariteti, ABCom ofron maksimalisht bashkëpunimin dhe angazhimin më të plotë për realizimin e kërkesave të diktuara nga gjendja e fatkeqësisë natyrore.

    Ju mund të dhuroni nepermjet portalit te e-albania.al/dhuro.

    Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të ?do banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

     

    Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

     

    Numrat e llogarive:

    Kontribute vullnetare, Emergjenca në bankat e nivelit të dytë

     

    Banka Credins

    IBAN ne ALL (Lek):             AL29  2121 1016 0000 0000 0030 0001

    IBAN ne EUR :                      AL72  2121 1016 0000 0000 0030 0003

    IBAN ne USD:                       AL02  2121 1016 0000 0000 0030 0002

    SWIFT:                                   CDISALTR

     

    Banka Raiffeisen

    IBAN ne ALL (Lek):             AL38  2021 1013 0000 0000 0015 7945

    IBAN ne EUR :                       AL85  2021 1013 0000 0000 0115 7945

    IBAN ne USD:                       AL35  2021 1013 0000 0000 0215 7945

    SWIFT:                                   SGSBALTX

     

    Banka ProCredit

    IBAN ne ALL (Lek):               10-86135000-01

    IBAN ne EUR :                        10-86135001-02

    IBAN ne USD:                        10-86135002-03

    SWIFT:                                   FEFAALTR

     

    Banka Kombëtare Tregtare

    IBAN ne ALL (Lek):              AL44  2051 1014 3288 86CL TJCL ALLA

    IBAN ne EUR :                       AL11  2051 1014 3288 86CL TJCF EURA

    IBAN ne USD:                       AL55  2051 1014 3288 86CL TJCF USDA

    SWIFT:                                   NCBAALTX

     

    Tirana Bank

    IBAN ne ALL (Lek):             AL47  2061 1183 0000 0108 2000 0011

    IBAN ne EUR                        AL20  2061 1183 0000 0108 2000 0012

    IBAN ne USD                        AL74  2061 1183 0000 0108 2000 0010

    SWIFT:                                   TIRBALTR

     

    Intesa SanPaolo

    IBAN ne ALL (Lek):             AL37  2081 1008 0000 0020 2453 0701

    IBAN ne EURO                     AL10  2081 1008 0000 0020 2453 0702

    IBAN ne USD                        AL80  2081 1008 0000 0020 2453 0703

    SWIFT:                                   USAALALTR

     

    Union Bank

    IBAN ne ALL (Lek):             AL50  2141 1209 0111 1009 2516 0413

    IBAN ne EURO                     AL40  2141 1209 0111 1009 2525 0221

    IBAN ne USD                        AL66  2141 1209 0111 1009 2525 0141

    SWIFT:                                   UNALALTR

     

    OTP

    IBAN ne ALL (Lek):             AL86  2131 1013 0000 0000 0084 1534

    IBAN ne EURO                     AL32  2131 1013 0000 0000 0084 1536

    IBAN ne USD                        AL05  2131 1013 0000 0000 0084 1537

    SWIFT:                                   PUPPALTR

     

    Banka Amerikane e Investimeve

    IBAN ne ALL (Lek):             AL38  2101 1012 0000 0000 0003 8968

    IBAN ne EURO                     AL21  2101 1012 0000 0000 0007 1963

    IBAN ne USD                        AL38  2101 1012 0000 0000 0004 8280

    SWIFT:                                   EMPOALTR

     

    Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)

    IBAN ne ALL (Lek):             AL60  2031 1003 2010 1520 1101 0928

    IBAN ne EURO                     AL71  2031 1003 2010 1490 1101 0929

    IBAN ne USD                        AL88  2031 1003 2010 1400 1101 0929

    SWIFT:                                   AAISALT

     

     

    Ju lutem kontaktoni me Rezervat e Shtetit dhe pikat e grumbullimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes në numrat:  00355 4 22 22 223  0355 4 22 28 250  00355 68 80 46 664

     

    1.      Nëse do të ndihmosh me ndihma material;

    2.      Nëse do të ndihmosh me ushqime, veshmbathje apo lodra për fëmijët;

    3.      Nëse do të adoptosh një familje;

  8. Bandat pirate godasin sërish

    Tiranë 17 korrik 2017

    Vetëm pak ditë pasi ABCom ka denoncuar dëmtimet masive të rrjetit qe kompania po ndërton në qytetin e Korëës, bandat pirate kanë goditur sërish.

    Dëmi prej qindra mijëra dollarësh i shkaktuar nga aktet vandale është thelluar me dëme të mëtejshme të kryera në dritë të diellit.

    Kabujt e rrjetit ABCom vazhdojnë të dëmtohen qetësisht dhe sistematikisht, pavarësisht denoncimit publik, si dhe në strukturat përkatëse nga ana e kompanisë.

    ABCom bën me dije se pavarësisht bashkëpunimit të forcave të rendit, opeatorët fantazëm vazhdojnë të godasin investimet e huaja në Shqipëri, duke sfiduar hapur strukturat shtetërore që kanë marrë përsipër të mbrojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme.

    ABCom ka denoncuar dhe do vazhdojë të denoncojë në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve shtetërore, piraterinë televizive, evazionin fiskal dhe "punën në të zezë" të kryer nga operatorë fantazëm. Aktet vandale që sfidojnë shtetin dhe progresin, nuk do të pengojnë në asnjë moment kompaninë ABCom, që të shkojë pranë qytetarëve më shërbim cilësor, serioz e dinjitoz pa kompromis, sipas standardeve ndërkombëtare, pasi kjo është rruga e vetme drejt progresit e zhvillimit të një vendi.

    Për këtë arsye, ABCom detyrohet tëi ribëjë thirrje strukturave përkatëse të ushtrojnë autoritetin në mbrojtje të investimeve të huaja në Shqipëri dhe në mbrojtje të së drejtës të qytetarëve të këtij vendi për të pasur shërbim cilësor, i cili mund të vijë vetëm nga konkurrenca e ndershme.

     

  9. Deklaratë për Shtyp

    Tiranë 11 korrik 2017

    Kompania ABCom operon prej afro 10 vitesh në tregun e telekomunikacioneve në Shqipëri, duke ofruar shërbimet Televizion, Internet dhe Telefoni Fikse.

    ABCom është një investim amerikan, dhe në themel të filozofisë së saj është ofrimi i shërbimeve me teknologjinë më të lartë dhe kujdesi ndaj klientit në çdo kohë.

    ABCom me keqardhje informon se më dt 11/07/2017, rreth orës 09:15 të mëngjesit, në qytetin e Korçës janë konstatuar dëmtime masive të rrjetit që kompania ABCom po ndërton në këtë qytet.

    Nëpërmjet kësaj deklarate kompania ABCom dëshiron të njoftojë opinionin publik se:

    “Ne besojmë se këto veprime vandale synojnë të pengojnë ofrimin e shërbimeve me cilësi e teknologji bashkëkohore për qytetin dhe qytetarët e Korçës, duke dëmtuar rëndë parimet e konkurencës së lirë dhe imazhin e investimeve të huaja në Shqipëri.”

    ABCom, ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve shtetërore piraterinë televizive, evazionin fiskal dhe "punën në të zezë" të kryer nga operatorë fantazëm dhe ka bashkëpunuar ngushtësisht me kompanitë e tjera serioze të fushës në Shqipëri, në mbështetje të luftës kundër këtyre fenomeneve. Por me keqardhje kemi konstatuar se reagimet konkrete kanë qenë shumë të zbehta dhe jo me efektin e duhur.

    ABCom, vazhdon të besoje se reagimi i institucioneve përgjegjëse e të ngarkuara nga ligji do të jetë serioz dhe konkret, në mbrojtje të interesave të qytetarëve, dhe në garantimin e mbrojtjen e investimeve të huaja në Shqipëri

    “Gjithashtu ABCom siguron se akte të tilla, nuk kanë për të frenuar apo ndërprerë në asnjë moment investimet dhe misionin e kompanisë për të ofruar shërbimet e saj me teknologjinë më cilësore për qytetin dhe qytetarët e Korçes, ashtu siç ata i meritojnë.”

     

  10. Ndryshimi i tarifave te thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për telefoninë fikse

    Tiranë 17 tetor 2016

    ABCom ju falenderon që keni zgjedhur shërbimin e Telefonisë fikse të ABCom dhe dëshiron t’'iu njoftojë se duke filluar nga dt. 22 tetor 2016, në përputhje me Rregulloren e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), do të kryejë ndryshimin e tarifave për thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare për përdoruesit e saj.

    Tarifat ndërkombëtare do të ndryshojnë për arsye të lëvizjeve në tregjet e vendeve të Europës perendimore. Këto ndryshime janë kryesisht me operatorët Mobile të Vendeve Perendimore.

    Për të marrë më tepër informacion mbi ndarjet e reja të zonave dhe thirrjet drejt operatorëve ndërkombëtare, ju ftojmë të vizitoni dyqanet tona ose klikoni këtu per: Tarifat zyrtare sipas zonave

     

  11. Ju ftojmë të përfitoni nga Oferta e një prej paketave më të pasura me evente siç është Tring Premium në Platformën ABCom në kualitetin më të lartë High-Definition!

    Tiranë 21 shtator 2016

    Ju ftojmë të përfitoni nga Oferta e një prej paketave më të pasura me evente siç është Tring Premium në Platformën ABCom në kualitetin më të lartë High-Definition! Kjo paketë përmban 112 kanale Premium me cilësinë HD që e mundëson vetëm ABCom.

    Vetëm në Paketën Tring Premium, do të keni mundësi të ndiqni Eventet Elitare Sportive si Champions League, Kupën e Mbretit në Spanjë, të gjitha Grand Slamet e Tenisit, Çiklizëm, Gara me Motora & Makina dhe shumë evente të tjera sportive botërore Live, të gjitha në cilësinë High Definition.

     

  12. Tashmë keni mundësi të ndiqni në ABCom edhe Paketat TV të Digitalb.

    Tiranë 5 Maj 2016

    ABCom dëshiron të njoftojë të gjithë klientët se tashmë do të kenë mundësi të ndjekin në Platformën televizive ABCom, përveç paketave ekzistuese, edhe Paketat TV të Digitalb, si gjithmonë me cilësinë maksimale të zërit dhe figurës.

    Kompanitë ABCom dhe Digitalb kanë arritur së fundmi marrëveshjen për shpërndarjen e paketave Digitalb në rrjetin kabllor të ABCom. Kështu, abonentët ABCom por dhe çdo qytetar tjetër e sidomos ato të apasionuar pas cilësisë, do të kenë mundësinë që nga muaji Maj të shikojnë të gjitha paketat e Digitalb, në platformën ABCom.

     

    Ju mund të ndiqni të gjitha kanalet tuaja të preferuara, kanale të filmave, serialeve, dokumentarë, muzikë, filma për fëmijë, por dhe gjithë eventet sportive të paketave Digitalb, shoqëruar edhe me më tepër se 60 kanale të huaja dhe shqiptare të Paketës ABCom Ndërkombëtare, për të cilat ABCom punon në mënyrë të vazhdueshme t’i transmetojë në cilësinë maksimale HD.

     

  13. ABCom ju lejon te mbani numrin tuaj fiks dhe te kaloni nen operatorin ABCom, te flisni me tarifat me te ulta ne treg dhe te kurseni deri ne 80% te fatures mujore.

    Tiranë Prill 2013

    Deshirojmë tju njoftojmë se tani ju mund të përfitoni nga Portimi i numrit të telefonisë fikse.

    Me anë të këtij shërbimi ju mjafton të plotësoni vetëm një kërkesë në zyrat e ABCom në mënyrë që të mbani numrin tuaj fiks ekzistues që keni dhe ta kaloni atë në ABCom PA PAGESE.

    Me kalimin e numrit tuaj ekzistues në ABCom ju përfitoni tarifat më të ulta në treg dhe të kurseni deri në 80% të faturës mujore.

    Portoni numrin Falas dhe Përfitoni ofertën Speciale nga ABCom :

    Mbaje numrin ekzistues që ke, kaloje atë në ABCom-fiks dhe përfitoni

    60 min kombëtare në muaj dhuratë për 6 muaj plus 4000 minuta brenda rrjetit ABCom në muaj dhuratë për 12 muaj pajtim.

    Avantazhet e Telefonisë të ABCom:

    1. Tarifat më të lira në treg, deri në 80% më lirë krahasuar me operatorët e tjerë.
    2. Rimbushje online të shërbimit të telefonit me kredite nga webi ose duke telefonuar në nr 142 Pa Pagese
    3. Faturë e detajuar mujore e thirrjeve të kryera dhe të marra.
    4. Identifikim i thirrjeve hyrese
    5. Numri fiks ABCom përdoret dhe si numër FAX-i.
    6. Opsioni i call waiting , aktivizimi i thirrjes në pritje.
    7. Fshehja e numrit për thirrjet dalëse.
    8. Transferimi i thirrjeve.
    9. Kontrolloni online të balancës së kreditit nëpërmjet webit ose duke telefonuar në nr 145.
    10. Suport teknik i 24 orë/7dite online i përbërë nga një Ekip i Dedikuar, për ti dhënë zgjidhje çfarëdo lloj problemi në numrin 04 4500139 PA PAGESë.
    11. Instalim falas. Lidhja brenda 48 orëve në zonat ku ka mbulim dhe akses.
    12. Pajtim mujor vetëm për 300 lekë në muaj me TVSH.

     

    ABCom- Fiks është telefonia fikse që sjell një mënyrë të re komunikimi, me tarifa më të ulta dhe të kontrollueshme nga të gjithë dhe në cdo moment.

     

  14. InfoCom Albania nderon kompaninë ABCom me çmimin “Triple Play Business Excellence”

    Tiranë Dhjetor 2011

    Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom u mbajt të martën, më datë 6 dhjetor 2011 pranë hotel Sheraton Tirana, trajtoi temën «Shqipëria Dixhitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë-Broadband» që pritet të jetë tërheqja kryesore për industrinë e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit.

    Konferenca u organizua nga kompania mediatike Smart Press S.A., një prej kompanive kryesuese në këtë fushë, zotëruese e faqeve të internetit të teknologjisë, botuese e revistave dhe organizuese e njohur konferencash.

    Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom ishte eventi i rradhës në linjën e eventeve shumë të suksesshme organizuar nga Smart Press SA përgjatë 14 viteve të fundit në Greqi dhe Qipro.Me fokus drejt së ardhmes, tema kryesore e Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom ishte “Shqipëria Dixhitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë-Broadband”.Synimi kryesor i Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom është të kthehet një pikë takimi për sipërmarresit e politikës dhe biznesit si edhe për të gjithë aktorët kryesorë të tregut – me fjalë të tjera, të bëhet institucion për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe propozimeve të ndryshme në tregun shqiptar të TIK.

    Qëllimi i Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom ishte të nxirrte në pah investimet në implementimin e brezit të gjerë janë një mjet mjaft domethënës për zhvillimin e cilësdo ekonomi si dhe t’u referohet problemeve dhe reformave të nevojshme institucionale. Gjithashtu, shtroi pyetje dhe sugjerime, në mënyrë që vendi të mundë të lëvizë me shpejtësi drejt Shoqërisë së Informacionit dhe Dijes.

    Forumi i 3-të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom u organizua në 3 sesione:

    Sesioni 1:Infrastruktura dhe Rrjetet Next Generation

    Ky sesion i dedikohet opinioneve dhe prezantimeve nga kompani të cilat do të marrin përsipër implementimin e Rrjeteve Next Generation fikse dhe pa kalbëll, si edhe nga specialistë të cilët do të përshkruajnë teknologjitë që do të zbatohen dhe modelet e biznesit mbi të cilat do të mbështeten këto implementime, në mënyrë që të sigurohet realizueshmëria e invenstimeve të nevojshme për përmbushjen e qëllimit.

    Sesioni 2: Samiti i Drejtorëve Ekzekutivë: Citius -Altius–Fortius

    Figura të politikës dhe institucioneve të vendit prezantuan opinionet e tyre mbi të gjitha këto tematika, së bashku me drejtorët ekzekutivë të operatoreve të telekomunikacionit të cilët do të përvijojnë pritshmëritë e tyre të ardhshme dhe serinë e vrullshme të ngjarjeve në tregun shqiptar të telekomunikacionit.

    Sesioni 3: Çmimet InfoCom Albania

    Konferenca u mbyll me Çmimet InfoCom Albania të cilat shpërblyhen dhe nderuan kompani dhe drejtues që sjellin risi në shërbime dhe produkte.Qëllimi i çmimeve është njohja publike e përpjekjeve dhe efikasitetit e të gjithë atyre që kanë kontribuar me krijimtarinë dhe pasionin e tyre për rritjen e tregut dhe përparimeve teknologjike në Shqipëri.

    Midis kompanive të tjera, edhe ABCom ishte një nga kompanitë që u nderuan me çmim, dhe pikërisht çmimin - Triple Play Business Excellence, për të bërë publike përpjekjet dhe efektivitetin e të gjithë atyre që kanë kontribuar me krijimtarinë dhe pasionin e tyre, për rritjen e tregut dhe evoluimin e teknologjisë.

  15. Debitim Automatik ne Banken tuaj

    Tiranë Mars 2011

    Për të lehtësuar transaksionet e shërbimeve, ABCOM ju mundëson të kryheni pagesat mujore nëpërmjet debitimit automatik në Bankën tuaj nga llogaria juaj:

    • Ky shërbim është i vlefshëm vetëm për abonimet 1-vjecare Internet ose TV, por që paguhen cdo muaj.
    • Klienti duhet të autorizojë Bankën e tij te bëjë pagesa mujore automatike nga llogaria e tij, në llogarinë e ABCOM, për periudhën e kontratës.
    • Duke përdorur këtë shërbim ju përfitoni cmime preferenciale.


Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpërndarja është e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2018

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën