|
 

Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Historiku

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më...

FAQ

  FAQ Të Përgjithshme     ...

Specialist i Suportit te Klientit Rezidencial

E ardhmja është ABCom

Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.

Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

 

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Specialist i Suportit te Klientit Rezidencial”.

 

Përgjegjësitë:

  • Dhënia e informacionit mbi produktet dhe ofertat e ABCom nëpërmjet kanaleve të komunikimit.
  • Marrja dhe regjistrimi i ankesave të klientëve në sistemet e ABCom
  • Analiza dhe zgjidhja në kohë dhe me profesionalizëm e ankesave të klientëve në lidhje me shërbimet e ofruara, duke përdorur njohuritë dhe sistemet ndihmëse.
  • Konfigurimi i pajisjeve të klienteve për ofrimin e shërbimeve
  • Bashkëpunim me departamentet e tjera për problematika të ndryshme dhe suport ndaj klientit.
  • Regjistrimi i të dhënave dhe raportimi i punës individuale në kohë dhe me cilësi.

Profili:

 

  • Diplomë e shkollës së lartë ne deget Elektronike/Telekom/ICT/Informatike
  • Njohuri te mira mbi TCP/IP, Wi-Fi, teknologjia kabllore
  • Kualifikime shtese CCNA, CCNP, etj. nje avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim
  • Aftësi të punojë nën presion
  • Aftësi të punojë në grup
  • Përgjegjshmëri e larte në kryerjen dhe raportimin e detyrave
  • Njohuri e mire e gjuhës angleze
  • Gatishmeri per te punuar me turne sipas nevojave te kompanise

 

 

 

 

 

 

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në zyrat e ABCOM në adresën : Abcom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpërndarja është e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2016

  Nuk jemi në linjë - Dërgo mesazh