|
 

Punësim

Krahas investimeve të mëdha në fushën e teknologjis&eum...

Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Lajmet e fundit

Ndryshimi i tarifave te thirrjeve kombëtare dhe ndërkombët...

Pėrfaqėsues i Shitjeve tė Biznesit Kruje

Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.

Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Perfaqesues i Shitjeve te Biznesit Kruje".

  

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon shitjet e shërbimeve, me fokus qëndror klientët SME dhe Korporate.
  • Ruan marrëdhënie dhe informon vazhdimisht klientët ekzistues mbi produktet dhe shërbimet.
  • Merr pjesë në hartimin e planit të shitjeve të kompanisë.
  • Promovon produktet dhe sherbimet, përmes takimeve me klientet Biznes.
  • Krijon rrjetin e tij të shitjeve.

  

Profili:

  • Diplomë Universitare.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi produktive brenda limiteve kohore.
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze.

 

Do të konsiderohet avantazh:

  • Eksperienca pune të mëparshme

 

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpėrndarja ėshtė e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2016

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën