Historiku

Themeluar në Prill 1998 ABCom u bë shumë shpejt ISP më...

Lajmet e fundit

Ndryshimi i tarifave te thirrjeve kombëtare dhe ndërkombët...

Brandi

Logoja e ABCom dhe elementet e tjera grafike identifikuese të Mark&eum...

Teknik Instalimi

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Teknik Instalimi”, në qytetin e Tiranes.

Përgjegjësitë:

  • Instalimi i kabllit fundor
  • Instalimet ne shtepine e klientit
  • Konfigurimi dhe instalimi i modem-it dhe dekoderit
  • Riparim te linjave kryesore te shperndarjes



Profili:

  • Gjendje e mire fizike
  • Ne gjendje te punoje mbi shkalle qe jane deri ne 9m.Ne gjendje te punoje ne bodrume mbi tavane, taraca, ngushtica e terrene shume te veshtira
  • Eksperience ne instalimin e kabllove
  • Te jete i afte per perdorimin e veglave te punes
  • Eksperience ne berjen e konektoreve
  • Te kete arsimin e mesem
  • Te kete patente
  • Te zoteroje mjet qe mund ta vendose ne dispozicion te kompanise.





Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
CV do te pranohen deri në 30 tetor 2016


Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpėrndarja ėshtė e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2016

  Ne jemi ne linje - Filloni Biseden