|
 

Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Brandi

Logoja e ABCom dhe elementet e tjera grafike identifikuese të Mark&eum...

Lajmet e fundit

Bandat pirate godasin sërish Deklaratë për Shtyp Ndryshi...

Inxhinier Planifikues Berat

E ardhmja është ABCom

Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju. Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore. Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Inxhinier Planifikues" në qytetin e Beratit.

 

Përgjegjësitë:

  • Planifikim i detajuar për zonat
  • Përgatitja e skemes elektrike për zonën e planifikuar
  • Optimizim përpara leshimit të sherbimit në zonë
  • Optimizim i rrjetit
  • Llogaritja e niveleve të sinjalit për zonën
  • Dimensionim i rrjetit

 

Profili:

  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Njohuri shumë të mira të ACAD/VISIO software
  • Perdorim shumë i mirë i kompjuterit
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Patentë kategoria B
  • I gatshëm për udhëtime dhe inspektime në stacione

 

Do të konsiderohet avantazh:
Eksperienca pune të mëparshme

 

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
          CV do te pranohen deri në 30 nentor.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al


Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpërndarja është e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2018

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën