FAQ

  FAQ Të Përgjithshme     ...

Lajmet e fundit

Ndryshimi i tarifave te thirrjeve kombëtare dhe ndërkombët...

Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Termat dhe Kushtet e Pagesave Online

Përdoruesit

Kjo formë pagese mund të kryhet nga ata persona fizikë apo juridikë që kanë një kontratë të vlefshme të lidhur me ABCom, rinovimin e së cilës dëshirojnë ta bëjnë online nëpërmjet internetit, pa komision të ngarkuar nga ana e ABCom dhe me kushtet e mëposhtme:

  1. Përdoruesit duhet të kenë një kartë Debiti/Krediti aktive të vlefshme, e cila mund të përballojë vlerën financiare të kërkuar për t’u paguar;
  2. Karta duhet të ketë një balance të mjaftueshme për të mbuluar pagesën e shërbimit që përdoruesi kërkon të blejë;
  3. Pagesa do te kryhen nga “payment processor” te sigurte dhe te certifikuar per pagesa online. Payment Processor te zgjedhur nga ABCom jane Payment Processor i Raifasien Bank dhe PAYPAL inc.
  4. Siguria, garancia dhe pergjegjesia per pagesat online eshte e “Payment processor” it
  5. Kartat e Debitit/Kreditit të cilat mund të përdoren per pagesat me PAYPAL për këtë shërbim janë:

Kartat e Kreditit qe suporton PAYPAL qe jane:

Pagesat në PAYPAL mund të bëhen dhe me anen e kartave të debitit që bankat shqiptare lejojnë blerje në internet që jane:

Banka

Karta Debiti

Raiffeisen Bank

Vissa Electron

Procredit Bank

Vissa Electron/Maestro

Credins Bank

Vissa Electron

Tirana Bank

Vissa Electron

FIB

Vissa Electron

NBG

Vissa Electron

Credit-Agricole

Vissa Electron

Societe Generale

Master Card

Kërkesat për përdoruesin

Duke shtypur butonin “Pranoj” ju konfirmoni dhe pranoni këto të Drejta dhe Detyrime (dhe ndonjë modifikim të mundshëm) si edhe kryerjen e Pagesës Online me një nga mjetet e shprehura më sipër duke autorizuar institucionin financiar që të transferojë në llogari të ABCom Sh.p.k. pagesën për të cilën ju keni rënë dakort për blerjen e shërbimit të kërkuar.

Ju pranoni dhe garantoni me përgjegjësi të plotë ligjore që keni të gjitha të drejtat e duhura për të autorizuar pagesën online, dhe se nuk do të përdorni këtë shërbim për qëllime të kundraligjshme. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me këtë dispozitë, ju ngarkon me përgjegjësi penale.

Detyrimi juaj ndaj ABCom

Është përgjegjësia juaj që:

Të siguroni që ka fonde të mjaftueshme në llogarinë tuaj të kartës së Debitit/Kreditit për të bërë të mundur kryerjen e pagesës e shërbimit që ju po blini.

Ju jeni të vetmit përgjegjës dhe bini dakort për të paguar interesat, apo komisionet e ngarkuara në llogarinë tuaj nga Banka me të cilën keni lidhur marrëveshjen për kartën tuaj të Debitit/Creditit,.

Pagesat e paautorizuara dhe të kundërshtuara

Nëse ju besoni që dikush ka kryer një pagesë të paautorizuar me kartën tuaj të Debitit/Kreditit pa aprovimin tuaj, ju duhet të kontaktoni menjëherë bankën me të cilen ju keni marrëveshje për kartën tuaj.

Ju jeni të vetmit përgjegjës për çdo pagesë të paautorizuar, pavarësisht se institucioni financiar (Banka) mund të ketë disa forma mbrojtjeje kundër vjedhjes financiare.

Nëse ju pretendoni që keni kryer pagesën Online, dhe kjo pagesë nuk është ekzekutuar apo keni pretendime për vlerën që ju keni paguar, ju lutem kontaktoni menjëherë Bankën tuaj, apo institucionin financiar me të cilin keni marrëveshje për kartën tuaj.

Nëse ju keni pretendime që keni kryer pagesën Online, por shërbimi për të cilin ju keni paguar nuk është aktivizuar, mund të kontaktoni shërbimin e klientit ABCom në numrin e telefonit +3554500139 ose të paraqiteni në një nga pikat tona të shitjes të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare të ABCom: www.abcom.al

Anullimi i pagesave online

ABCom nuk lejon anullimin e pagesave online, pasi ju keni konfirmuar pagesën e shërbimit që po blini me kartën tuaj të Debitit/Kreditit.

Të drejta dhe detyrime të tjera

  • ABCom nuk mban asnjë përgjegjësi për gabime apo shkëputje të pagesave online, duke përfshirë edhe ndërprerjet, humbjet, gabimet, mosfunksionim apo vonesat që lidhen me të.
  • ABCom nuk mban pergjegjesi nese shuma e terhequr nga llogaria e perdoruesit mund te tejkaloje shumen e vendosur per perfitimin e sherbimit te ofruar nga ABCom, si rezultat i aplikimit te komisioneve bankare per perdoruesit e kartave te kreditit.
  • Faqja e Pagesës online nuk manaxhohet nga ABCom. Perdorimi i kësaj faqeje krijon një marrëdhënie direkte mes Abonentit, që pranon të kryejë pagesën online dhe Payment Processor ose PayPal.
  • ABCom ka detyrim që në momentin që Payment Processor ose PayPal konfirmon transferimin e pagesës tuaj në llogarine Bankare të ABCom, të kryeje aktivizimin e shërbimit te kerkuar brenda 24 oresh.
  • Çdo konflikt në lidhje me pagesat online do të zgjidhet sipas termave të kontratës së publikuar në faqen zyrtare të Payment Processor ose PAYPAL.
  • Çdo konflikt që lidhet me shërbimin e paguar nëpërmjet pagesës online do të zgjidhet në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  • ABCom gjeneron një faturë të rregullt tatimore, për shërbimin që ju zgjidhni të paguani, në momentin që konfirmohet pagesa nga Payment Processor ose PayPal. Ju bini dakort që, nëse dëshironi, një kopje orgjinale të kësaj fature mund ta merrni, në një nga pikat tona të shitjes.
  • Përdorimi nga ana juaj i pagesës online nuk përbën ndonjë të drejtë apo interes në të drejtat intelektuale të pronësisë të përdorura në lidhje me këtë pagesë, ose të gjeneruara në ndonjë formë, tekst apo përmbajtje në lidhje me proçesin e pagesës online, duke përfshirë, pa u limituar, të drejtat e autorit, të cilat janë të gjitha të drejta të rezevuara të ABCom.
  • Përdorimi i pagesës online dhe të gjitha risqet që shoqërojne këtë proçes janë përgjegjësi personale e juaja. Pavarësisht se ABCom ka implementuar një sistem të sigurt me ane te certifikatave SSL dhe mjeteve te tjera te sigurta dhe të besueshëm, konfidencialiteti ose siguria e çfarëdolloj komunikimi të transmetuar ose të aksesuar nëpërmjet internetit nuk mund të garantohet. ABCom siguron dhe ruan informacionet tuaja personale si dhe përmbajtjen e tyre në sistemet e tij, në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi. ABCom nuk është përgjegjës për sigurinë e informacionit të transmetuar ose aksesuar duke përdorur internetin.
  • Çdo tentative e paautorizuar për përdorimin e Pagesës online, mund të rezultoje në ndjekje penale ose civile në bazë të ligjeve në fuqi në Republiken e Shqipërisë.

Të dhënat tuaja do të ruhen si konfidenciale dhe nuk do t’u jepen palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur ato bëhen objekt kërkese nga organet kompetente si rezultat i dyshimit për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

ABCom rezervon të drejtën të ndryshojë çdo term apo detyrim të Pagesave Online në çdo kohe. Përdorimi juaj i Pagesës Online, pas çdo ndryshimi në të tilla terma dhe detyrime, do të përbëjë aprovimin tuaj për të tilla ndryshime. Ju bini dakort që ABCom nuk është përgjegjës ndaj jush apo palëve të treta për çdo modifikim, pezullim apo ndërprerje të Pagesave Online.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpėrndarja ėshtė e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2016

  Ne jemi në linjë - Filloni Bisedën